Një person e ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti me veturën e tij nga e cila e kishte humbur kontrollin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Kamenicës.

Sipas njoftimit, pas humbjes së kontrollit, vetura e tij u rrokullis në një arë jashtë rrugës.

Një mashkull kosovar ka humbur jetën, pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur në një arë jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.