Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 08:15 në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi thotë se personi është i moshës rreth 55 vjeçare, ndërkaq ekipet policore të hetuesisë janë në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Është i moshës rreth 55 vjeçare. Vdekja është konstatuar nga emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”, tha Gashi.