Ka humbur jetën shoferi që u vetaksidentua sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroi i Mbretit”.
Shoferi kishte marrë lëndime të rënda me ç’rast nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit që ua kemi përcjellë më herët, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, tashmë është pa shenja jete”, ka shtuar Krasniqi për Dukagjinin.
Një person është dërguar për tretman mjekësor të shtunën pas lëndimeve të marra nga vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë saktësisht te “Kroi i Mbretit”.
Këtë e kishte konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Në aksident është përfshirë vetëm një veturë e cila ka dalë jashtë rrugës.
“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroi i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.