Humbi mbi 30 familjarë në luftë, bën thirrje për bojkotimin e produkteve serbe

Iniciativa për bojkotimin e produkteve serbe, po mirëpritet edhe nga familjarët që humbën antarë të familjes gjatë luftës. Getoar Shehu nga Krusha e Vogël, që forcat serbe ia vranë më shumë se 30 antarë të familjes, gjatë marsit të vitit 1999, me shumë dëshirë iu është përgjigjur fushatës, që në lokalin e tij të mos shërbejë asnjë produkt nga Serbia

Iniciativës për bojkotimin e produkteve serbe, i është bashkuar edhe Getoar Shehu, pronar i njërit prej lokaleve të gastronomisë në fshatin Krushë e Vogël e Prizrenit.

Shehu, i cili gjatë luftës ia vranë babain dhe mbi 30 antarë të familjes, thotë se i është gëzuar kësaj iniciative dhe se sipas tij ajo duhet të vazhdoj edhe më tutje.

Getoar Shehu, pronar i lokalit GEG ka thënë se “Kemi vendos që në përkrahje të fushatës por dhe si obligim qytetar, obligim moral ndaj shumë sakrificave, e kam ndjer dhe e ndjej se duhet të jetë obligim për gjithësecilin që të paktën një ndihmë të mos ia japin shtetit serb”.

Ai përmend edhe vështirësitë që has për tu furnizuar nga shtetet e tjera, por që pavarësisht kësaj ai shprehet i bindur se nuk do u shërbejë klientëve të tij produkte nga Serbia.

Shehu ka shtuar se emocionet janë të pashmangshme tek flet për periudhën e luftës në Kosovës, derisa atë e përmbledh me një thënie të Albert Ajnshtajnit.

Në përkrahje të iniciativës për të bojkotuar produktet serbe, fushatë e cila nisi pas tensioneve në veri, janë edhe banorët e tjerë të fshatit, të cilët kërkojnë edhe përkrahjen e institucioneve për këtë.

Muharrem Asllani, banor i Krushës së Vogël ka thënë se “Është shenjë shumë e mirë e patriotizmit dhe me këtë fushatë sadopak mund t’i nderojmë ata që ranë për lirinë e Kosovës dhe për shtetin tonë”.

Iniciativa “Mos bli prodhime serbe”,  mori hov pas barrikadave të vendosura në komunat veriore të Kosovës, në fundvitin e kaluar si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të një ish- zyrtarit policor.

Aktive në rrjetin social Facebook, kjo iniciativë tashmë ka gjetur përkrahjen e shumë bizneseve, që kanë larguar produktet serbe.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika