Humbi ndjenjat në rrugë, vdes një 74-vjeçar në Ferizaj
Një person i moshës 74-vjeçare është gjetur i pa jetë sot në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj. Siç ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rreth orës 10:50, patrulla ka marrë informacion për një person të shtrirë pa ndjenja në tokë. Menjëherë në vendngjarje është dërguar edhe ekipi i […]
Një person i moshës 74-vjeçare është gjetur i pa jetë sot në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj.
Siç ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, rreth orës 10:50, patrulla ka marrë informacion për një person të shtrirë pa ndjenja në tokë.
Menjëherë në vendngjarje është dërguar edhe ekipi i Emergjencës, por mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.
Hetuesit policorë nga Stacioni Policor i Ferizajt janë duke vazhduar me procedurat hetimore.
Bazuar në informacionet e deritanishme, viktima është identifikuar si I. H., 74 vjeç. Sipas Policisë, vdekja dyshohet të jetë natyrale.















