Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Sokoli tha se humbja e Prishtinës ndaj Dritës me rezultat 3-0 nuk ishte rezultat real i forcave në fushë.

”Kjo humbje e Prishtinës me rezultat 3-0 nuk është rezultat real i forcave në fushë se si është zhvilluar ndeshja. Fitore me meritë e Dritës, kuptohet se i shfrytëzoi rastet, por kjo humbje Prishtinën e futë në ngarkesa për javët e ardhshme,” tha ai ndër të tjerash.

Ndryshe, Drita triumfoi pas tre barazimeve radhazi dhe me këtë fitore arriti në kuotën e nëntë pikëve.