Humbja kundër Bjellorusisë, Begolli: E kemi prekur fundin me Alain Giresse

Trajneri dhe analisti, Granit Begolli, ka thënë se Kombëtarja e Kosovës e ka prekur fundin me përzgjedhësin, Alain Giresse.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po diskutohet rreth humbjes së Kosovës ndaj Bjellorurisë në Budapest të Hungarisë me rezultat 2-1.

Sipas Begollit, Kosova e ka prekur fundin me selektorin Giresse. Ai thotë se ka shumë paqartësi në lojën e ”Dardanëve”.

“Mendoj që e kemi prekur fundin me Alain Giresse. Rezultatet negative dhe dështimet nuk vijnë rastësisht. Kemi pasur shumë kritika prej futbollistëve që janë ftuar dhe mënyrës se si ky e sheh Kombëtaren. Ka paqartësi në lojën e Kosovës,” tha ai.

Tutje, Begolli kritikoi edhe për vendosjen e futbollistëve në fushë nga Alain Giresse.

“Dresevic dhe Fazliji luajnë te skuadrat e tyre si qendërmbrojtës. Nuk mundemi t’i fitojmë ndeshjet me katër qendërmbrojtës si startues, Rrahmani, Aliti, Dresevic dhe Fazliji,” tha ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika