Humolli: E kam obligim që të jem në krah të veteranëve të luftës

Deputeti i VV-së, Humolli ka thënë se çështja e veteranëve të luftës po politizohet nga vetë ministri Hekuran Murati, i cili po sillet me gjakftohtësi ndaj tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se çështja e veteranëve të luftës ka kaluar në politizim.

I ftuar në Debat Plus, Humolli ka thënë se vetë ministri i Financave, Hekuran Murati  ka potencuar se nga ligji për pagë minimale do të largohen veteranët e luftës.

“Po krijohet përshtypja se veteranët e luftës janë pengesë për punëtorët. Ky është një veprim i padrejtë nga grupi ynë parlamentar dhe ministri Murati. Ministri po sillet më një gjakftohtësi ndaj veteranëve të luftës”, ka thënë Humolli.

Ai ndër të tjera ka thënë se “Unë e kam obligim të jem në krah të veteranëve edhe nëse ata bëjnë gabime apo sjellje jo të mira”, sepse sipas tij Qeveria nuk i ka sqaruar veteranët për këto ndryshime.

Ai thotë ndër të tjera që duhet të ketë pastrim të listave, sepse siç thotë ai, pse të ketë pasoja veterani që ka luftuar, për shkak të mashtruesve që e shkelin ligjin dhe që janë bërë veteranë të rrejshëm.

Ndryshe, ai gjatë ditës së sotme, për Portali D, ka paralajmëruar se nëse veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) anashkalohen, përsëri do të votojë kundër, ashtu siç kishte bërë në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend të ditës ishte Projektligji për ndryshimin e pagës minimale.

Përveç kësaj, ai kishte votuar edhe pro mocionit të Partisë Demokratike të Kosovës, që kishte për qëllim heqjen nga rendi i ditës të pikës për pagën minimale.

Ai ka thënë për Portali D, se Qeveria e Kosovës nuk duhet të tentojë ta anashkalojë kategorinë e organizatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë.

“Qeveria duhet dhe besoj që do ta ketë parasysh për rrethanat që janë duke u zhvilluar, që të mos anashkalohet kjo kategori. Nëse anashkalohen, prapë unë do të jem me votë kundër”, është shprehur Humolli.

Humolli, njëherësh edhe deputeti i vetëm i pozitës, që votoi ndryshe nga partia e tij, u shpreh se vota  është individuale dhe se është e natyrshme që deputetët të votojnë ndryshe nga partia e së cilës janë pjesë.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika