Humolli: KFOR-i nuk ka nevojë të qëndrojë më, politika proserbe brenda NATO-s e BE-së po krijon probleme 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka kritikuar praninë e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se në vend që të kontribuonte për paqen, ka krijuar pengesa, siç është rasti i urës së Ibrit.

Sipas tij, ura e Ibrit është shndërruar në një problem politik nga faktori ndërkombëtar.

Humolli theksoi se politika proserbe brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian po mban pezull situatën në Ballkan, duke mos qenë e interesuar për zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

“KFOR-i kur ka ardhur me misionin e vet në Kosovë, misioni primar ka qenë paqja dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. Dhe në këtë raport, ura kur është bërë pengesa e lëvizjes së lirë e qytetarëve, është bërë prej KFOR-it në kundërshtim me misionin që e ka pasur. Dhe është shndërruar në problem politika prapë prej faktorit ndërkombëtar. Nuk është lënë në mes të popullatës shqiptare dhe serbe, por është problem politik që e ka ndërtuar mekanizmat politike të cilat funksionojnë brenda NATO-s.

Në vitet e ’80-ta shovinizmi serb ka tentuar gjithmonë me kriju probleme popullatës shqiptare, gjoja se ne jemi kundër popullatës serbe. Kjo logjikë e ka shtyrë me mobilizu  krejt Jugosllavinë, Millosheviqi kundër shqiptarëve. Këtë problem e ka ndërtuar shovinizmi serb. Kurse politika probserbe që është brenda NATO- dhe BE-së po e mban pezull, për arsyeje se nuk është e interesuar me zgjedh problemin e Ballkanit”, ka thënë Humolli në “FIVE” të Dukagjinit.

Ai shtoi se prania e KFOR-it në Kosovë aktualisht nuk ka më arsye të qëndrojë dhe vetëm po mbahet gjallë nga problemet në veri.

“Para 2 ose 3 viteve popullata ka lëvizur lirshëm, shumë punëtorë kanë punuar në pjesën veriore. Nuk ka pasur probleme, pra në momentin kur stabilizohet politikisht, atëherë nuk ka mundësi me pas arsye me jetu KFOR-i më Kosovë. Nuk ka mundësi me mbijetu shovinizmi serb në Beograd. Edhe gjithmonë bëjnë disa probleme për arsye politike. Arsyeja politike është për me qëndru KFOR- në Kosovë, kur nuk ka nevojë të qëndrojë… KFOR-i nuk ka nevojë të qëndrojë në Kosovë me këtë mandat që e ka”, ka shtuar Humolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika