Humolli: Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës po tolerohet nga ndërkombëtarët

Deputeti Fatmir Humolli ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për tolerimin e veprimeve të Serbisë që dëmtojnë shtetin e Kosovës. Ai thekson se Serbia, përmes aleatëve të saj, po pengon integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike

Lufta speciale e Serbisë kundër shtetit të Kosovës është duke u toleruar nga ndërkombëtaret dhe të njëjtit po i japin hapësirë shtetit serb që t’i dëmtojnë institucionet e Kosovës ka deklaruar deputeti Fatmir Humolli, teksa ka komentuar arrestimin e dy “spiunëve” shqiptarë të BIA-s serbe – njëri prej është dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Sipas Humollit, Serbia përmes aleatëve të saj është duke e penguar Kosovën të integrohet në institucionet euroatlantike.

“Është duke parë pozicionin e bashkësisë ndërkombëtare e cila është jokorrekte në raport me Kosovën. Janë duke u sjellë në një pozicion që me i kriju Serbisë hapësirë për këto veprime, për ta dëmtuar shtetin e Kosovës. Tash, Serbia bën veprime me qëllim mos me lënë avancimin e Kosovës për shkak se këto mike që i ka renda NATO-s, BE-së Serbia i gjen këto elemente pretekste për me pengu Kosovën me ec përpara. Jo rastësisht është prej BE-së janë sanksionet ndaj Kosovës, që lufton për të drejtën e vet, kurse nuk bën bankine ndaj Serbia, e cila e ka sjellë grupin diversant, e ka sulmuar KFOR-in këtu dhe praro është tolerant ndaj kësaj politike hegjemoniste serbe.

Krijimi i Gjykatës Speciale është luftë speciale që është zhvilluar prej Serbisë përmes miqve të saj dhe ka nderuar një gjykatë për ta luftuar luftën e UÇK-së dhe jo individët e UÇK-së”, ka thënë Humolli në “FIVE” të Dukagjinit.

Humolli ka thënë se edhe disa politikanë e persona publikë me vetëdije apo pavetëdije janë duke u bërë marioneta të shtetit serb dhe BIA-s.

“Goditja e UÇK-së dhe urrejtja ndaj veteranëve është investim i Serbisë”, ka shtuar Humolli.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika