Humolli: S’ka parti politike në Kosovë që mund të jetë kundër bashkimit me Shqipërinë

Ish-deputeti, Fatmir Humolli, vlerëson se nuk ka parti politike në Kosovë që është kundër bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

Humolli, në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se që nga viti 1968 angazhimi i gjithë spektri politik ka qenë çlirimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë, njofton Dukagjini.

“Me sa është parë nga angazhimi politik i të gjithë spektrit politik prej se merrem me politik duke nisur nga 1968 angazhimi i shqipëtarëve ka qenë çlirimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë dhe në vitet e 80-ta aktin e parë kundër serbëve me bashkëluftarë kemi shkruajtur parulla “Kosova Republikë” duke i treguar Serbisë që jemi këtu dhe do të clirohemi. Rrethanat aktuale janë ndryshe dhe jam i bindur që asnjë parti politike në Kosovë nuk është kundër bashkimit me Shqipërinë dhe sikur të bëhet një test në opinionin tonë se cfarë të mirash sjell bashkimi shqiptarë jam i bindur që me mnbi 90% do të votojnë pro bashkimit me Shqipërinë”, u shpreh Humolli.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika