Hungaria kërcënon me veto ndaj sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe kredisë për Ukrainën

Hungaria ka paralajmëruar se do të kundërshtojë në takimet e ardhshme të Ministrave të Jashtëm dhe të Energjisë të Bashkimit Evropian si paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ashtu edhe një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, nëse nuk rifillojnë furnizimet me naftë përmes tubacionit Druzhba.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, deklaroi para nisjes për në Bruksel se Budapesti do të vendosë veto ndaj këtyre iniciativave dhe gjithashtu do të kundërshtojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Ata do të kërkojnë që ne të mbështesim një kredi ushtarake prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, të votojmë për paketën e 20-të të sanksioneve dhe të japim dritën jeshile për negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Por qëndrimi ynë është i qartë dhe ne nuk do t’i nënshtrohemi presionit për t’i miratuar këto kërkesa”, tha Szijjarto në një video-mesazh.

Sipas tij, Hungaria do të shqyrtojë këto çështje vetëm nëse Ukraina rifillon furnizimet me naftë përmes tubacionit Druzhba dhe ofron garanci se ndërprerje të tilla nuk do të ndodhin më në të ardhmen.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika