Hungaria pengesë për embargon ndaj naftës ruse

Përderisa përpjekja e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj naftës ruse shihet si përgjigje për luftën që është duke ndodhur në Ukrainë, Hungaria është shfaqur si pengesë e madhe për mbështetjen unanime e cila është e nevojshme nga 27-të vendet anëtare të bllokut

Rafineri e naftës në Hungari

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, ka shfaqur një propozim javën e kaluar për ndërprerjen graduale të importeve të naftës së papërpunuar ruse brenda gjashtë muajve dhe produkteve te cilat rafinohen deri në fund të vitit.

Sipas Leyen një gjë e tillë duhet të ndodh për të larguar Evropën nga varësia e karburanteve fosile ruse dhe për të bërë ndërprerjen e burimit që sjell fitim dhe ndihmon edhe në financimin e luftës së Rusisë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Por, Qeveria nacionaliste e Hungarisë nuk e ka ndërmend të mbështesë asnjë sanksion që ka për synim të bëjë ndaljen e eksportit rus të energjisë, megjithëse Hungaria është e varur nga nafta dhe gazi rus.

Presidentja e Komisionit Evropian ka udhëtuar në kryeqytetin e Hungarisë për të negociuar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, që të bëjnë marrëveshje për shpëtimin e propozimit por ende nuk kanë arritur asgjë përfundimtare, trasnmeton Evropaelire, përcjell PortaliD.

Qeveria e Hungarisë këmbëngulëse

Me sa duket Qeveria kërkon bllokimin e çdo propozimi të sanksioneve të BE-së e cila poashtu përfshin energjinë ruse, pasi që nuk përshtatet me interesat hungareze.

Kryeministri Orban, i cili konsiderohet aleat i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, në BE, pa vullnetin e tij i ka përkrahur sanksionet e mëparshme të BE-së ndaj Mosës, kështu duke përfshirë një embargo ndaj qymyrit rus, por sipas tij këto lëvizje dëmtojnë më shumë bllokun se sa Rusinë.

“Ne thamë se sanksionet ndaj qymyrit janë në rregull, sepse ato nuk prekin Hungarinë; por tani me të vërtetë kemi arritur një vijë të kuqe, një vijë të dyfishtë, sepse embargoja e naftës dhe gazit do të na shkatërronte”, ka thënë Orban në një intervistë ditën e premte, më 6 maj.

Ndër të tjera ai shtoi se shndërrimi i rafinerive dhe tubacioneve të naftës të Hungarisë për të përpunuar naftë nga burime joruse do të zgjaste pesë vjet dhe do të kërkonte një investim masiv, dhe pastaj si pasojë e kësaj do nxiteshin çmimet e larta të energjisë e cila nuk do të sillte asgjë të mirë.

A do të ketë kompromis?

Për të hequr dorë nga nafta ruse po kërkojnë edhe Sllovakia dhe Republika Çeke, Komisioni Evropian janë shprehur të gatshëm për të ofruar ndihmë në vendet të cilat varen nga nafta ruse.

“Ne e pranojmë se Hungaria dhe vendet e tjera që janë pa dalje në det dhe kanë varësi të konsiderueshme energjetike nga furnizimet me naftën ruse janë në një situatë shumë specifike që kërkon që ne të gjejmë zgjidhje specifike”, është shprehur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.

Sipas Mamer, Hungaria ka “shqetësimë legjitime” sa i përket furnizimit me naftë dhe se ndërprerja e naftës ruse mund të përfshijë “afate kohore të diferencuara që korrespondojnë me situata të ndryshme të vendeve specifikë”

Megjithëse zëgjënësi i Komisionit Evropian nuk ka treguar se cilat vende mund të kenë ofrim zbatimi të vonuar të embargos së naftës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika