Huthët paralajmërojnë kompanitë ajrore dhe udhëtarët të shmangin aeroportet saudite pas sulmit vdekjeprurës në Riad

Huthët e Jemenit kanë paralajmëruar kompanitë e aviacionit dhe udhëtarët që të mos përdorin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, pas sulmit të së shtunës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Sipas BBC-së, pamjet e verifikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e sulmit në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit saudit.

Sulmi ka ngritur shqetësime për sigurinë e Arabisë Saudite, e cila është konsideruar për një kohë të gjatë si një vend i qëndrueshëm dhe i sigurt në rajon. Sipas korrespondentit të BBC-së për çështje të sigurisë, dëmet fizike mund të riparohen shpejt, por sulmi po dëmton imazhin e vendit si një strehë e sigurt dhe e qëndrueshme.

Në deklaratën e së dielës, Huthët nuk iu referuan drejtpërdrejt sulmit të së shtunës. Megjithatë, grupi i mbështetur nga Irani kishte marrë përgjegjësinë për sulme të tjera ndaj të njëjtit aeroport të enjten.

Ndërkohë, sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka lënë të hapur mundësinë që Mbretëria e Bashkuar t’i ofrojë Arabisë Saudite mbështetje shtesë.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në sulme ofensive.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika