Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës që nga sot do të kalojnë përmes pikave kufitare të përbashkëta me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit, si dhe në fundjava dhe rastet e festave

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës që nga sot do të kalojnë përmes pikave kufitare të përbashkëta me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit, si dhe në fundjava dhe rastet e festave.

Deri tani kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes së lirë ishte vetëm për 4 muajt e verës.

Më 12 prill hyri në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë në zonat ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës në 26 vendkalime të ndryshme.

Ndërkohë, në orët e para të ditës së sotme, pika doganore e Morinës është përballur me një fluks të madh udhëtarësh nga Kosova, të cilët udhëtonin drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e 1 Majit, por edhe për të kaluar disa ditë pushimi.

Vetëm në orët e para të ditës së sotme, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri rreth 5 mijë shtetas të Kosovës dhe 3 mijë mjete të vogla e dhjetëra autobusë.

Sipas marrëveshjes, do të mundësohet lehtësimi i procedurave të kalimit, verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë nga 1 maj deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të re për pikën kufitare Morinë-Kukës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika