Hyrja e Kroacisë në Shengen bllokohet nga Sllovenia

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliç Radman thekson se hyrja e Kroacisë në Shengen nuk ka të bëjë me procedurën e arbitrazheve, ndërsa Ministrja e Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, Tanja Fajon ka thënë se ishte pro-hyrjes së shteti fqinjë në Shengen

Zëvendëskryeministrja e qeverisë sllovene, Tanja Fajon është pro hyrjes të shpejtë të Kroacisë në Shengen, por kjo kushtëzohet me zbatimin e vendimit të arbitrazhit për kufirin.

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman ka deklaruar se hyrja e Kroacisë në Shengen nuk ka të bëjë fare me procedurën e arbitrazhit.

Qeveria e re sllovene do të fillojë mandatin e saj më 3 qershor, vetëm 40 ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Në të cilat votuesit sllovenë i dhanë besim të jashtëzakonshëm kryeministrit të ardhshëm, Robert Golob dhe partisë “Lëvizja për Liri”, transmeton “Telegrafi”.

Ministrinë e Jashtme dhe Evropiane do ta udhëheq kryetarja e socialdemokratëve, Tanja Fajon, e cila do të jetë edhe një nga zëvendëskryeministret e qeverisë së re.

Ilustrim

Sipas agjencive të lajmeve në Slloveni, Fajon u tha gazetarëve se për marrëveshjen e hyrjes së Kroacisë në Shengen, kjo e fundit duhet të rinovohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të vendosen rregulla të qarta dhe transparente sipas të cilave shtetet mund të hyn në zonën Shengen.

Fajon gjithashtu tha se ishte pro hyrjes sa më të shpejtë të Kroacisë në Shengen dhe se rregullat e përmendura përfshijnë zbatimin e një vendimi arbitrazhi që përcaktonte kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë.

Pas një ndërprerjes dyvjeçare të arbitrazhit gjatë qeverisjes së kryeministrit Janez Jansha, çështja e arbitrazhit është rikthyer në rendin e ditës me qeverinë e Golobit, i cili deklaroi se arbitrazhi mbetet “një spirancë në politikën e Sllovenisë ndaj Kroacisë”, gjë që mund të dërgojë në tensione të reja në marrëdhëniet midis Zagrebit dhe Lubjanës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika