Hysa: Kosova në krizë serioze politike dhe morale, mund të shkojmë në tri palë zgjedhje brenda një viti

Ish-ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka folur për situatën politike të krijuar në vend.

Ai tha se tashmë është e qartë se çfarë po ndodh dhe se vendi po përballet me një krizë të thellë.

“Në fakt dihet se çfarë po ndodh. Po përballemi me një krizë serioze, jo vetëm politike, por edhe morale, e cila mund të vërë në pikëpyetje shumë gjëra”, tha Hysa.

Hysa kritikoi edhe të zgjedhurit që udhëheqin vendin, duke thënë se situata aktuale është paradoksale.

“Kam drojën se fakti që dikush e ka besimin e sovranit të ripërsëritur me 51% dhe nuk gjen mënyrë për t’i dhënë kuptim këtij besimi duke ndërtuar institucione, flet vetvetiu për një situatë thuajse absurde. Kjo po e vë në pikëpyetje edhe vetë nevojën për t’u marrë me politikë. Cili është kuptimi i politikës nëse kërkoni besimin e qytetarëve, madje e merrni atë në një nivel kaq të lartë, dhe sërish tentoni të shkoni në garë, sikur gara të jetë qëllim në vetvete dhe jo rezultati i saj? Kjo duket absurde për shumë arsye”, u shpreh ai.

Sipas Hysës, nëse situata vazhdon kështu, vendi mund të përballet me disa procese zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër.

“Nëse e shohim praktikisht, brenda një viti mund të kemi tre palë zgjedhje. Me një llogaritje të shpejtë, kjo do të thotë të paktën rreth 30 milionë euro shpenzime nga buxheti i Kosovës”, tha ai.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika