Hysa: Lëvizja studentore në Serbi, paralajmërim për perëndimin e politikës së Vuçiqit

Më 15 mars 2025, Beogradi pritet të jetë skena e një tubimi masiv të organizuar nga studentët, në vazhdën e protestave që kanë tronditur Serbinë për katër muaj radhazi. Këto protesta nisën pas tragjedisë së 1 nëntorit 2024 në Novi Sad, kur 15 persona humbën jetën nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor.

Ish-ambasadori Ylber Hysa, duke komentuar për këtë çështje, e cilësoi lëvizjen si një nga më të jashtëzakonshmet në historinë e fundit të Serbisë.

Ai shtoi se këto protesta mund të shënojnë jo vetëm një krizë të qeverisë së Vuçiqit, por edhe një sinjal të mundshëm për fundin e politikave që ai ka ndjekur.

“Kjo është një lëvizje e jashtëzakonshme që po zgjat në mënyrë rekorde, për katër muaj, dhe me siguri si e tillë do të mbahet mend…  Si duket kulmi i gjithë kësaj lëvizje të gjatë dhe shumë dinamike do të kulminoj të shtunën në tubimin e madh në Beograd. Është ndodhsha parakohshme të thuhet se ky do të jetë epilogu përfundimtar, por gjithsesi do të shënojë kulimin e një lëvizje me një mesazh të qartë ndaj pushtetit. Dhe më shumë se një akt që mund të shënojë fundin e qeverisjes së Vuçiq. Ndoshta është një paralajmërim i një periudhe në të cilën politika që e ka udhëhequr Vuçiq mund të shoh krizën e saj dhe perëndimin  e saj”, ka thënë Hysa në FIVE të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika