Hysa: Talat Xhaferi nuk është Dritan Abazoviq

"Ai realisht nuk është aty kryeministër pse është vetëm shqiptar. Po ta shifni dhe ta krahasoni atë me figurat e tjera në Maqedoni nëse ja harroni emrin, nëse e zgjedhni qorras do ta zgjedhni mu atë për arsye të gjitha atyre kualiteteve që ofron. Xhaferi është më shumë sesa një shqiptar në politikë"

Ylber Hysa, ish ambasador i Kosovës / 26 janar 2024

Ish-ambasadori, Ylber Hysa, ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër i Maqedonisë Veriore është moment historik jo vetëm për shqiptarët në këtë shtet.

Hysa tha se Talat Xhaferi ngërthen më shumë me përvojën e tij.

“Sot po festohet një kryeministër i parë shqiptar, sado që teknik në vete ngërthen jo vetëm simbolikën e aktit por edhe përkushtimin dhe përmbylljen e një procesi një investimi politik të një gjenerate të tërë. Kjo sot siç të thuash është “qershia mbi tortë”. Një rrugëtim i gjatë nga të qenurit armik i brendshëm, shqiptaret u transformuar në një subjekt jo vetëm i brendshëm politik, por edhe si garantues të politikave pro-perëndimore dhe euroatlantik”, tha ai, në “RTV21”.

“Ai realisht nuk është aty kryeministër pse është vetëm shqiptar. Po ta shifni dhe ta krahasoni atë me figurat e tjera në Maqedoni nëse ja harroni emrin, nëse e zgjedhni qorras do ta zgjedhni mu atë për arsye të gjitha atyre kualiteteve që ofron. Xhaferi është më shumë sesa një shqiptar në politikë”, tha Hysa.

Ai theksoi edhe numërimet që bëhen në media lidhur me shqiptarët në postin e kryeministrit duke thënë se Talat Xhaferi nuk është Dritan Abazoviq për shumë arsye.

“Ai nuk është një pjesëtar i një partie jo shqiptare, siç ishte Abazoviq është një përfaqësues super-shqiptare. Se dyti ka një përvojë dhe ofron kualitet dhe shihet si një lajm i mirë. Nuk është aty kanakari i dikujt as i Edi Ramës as i Vuçiqit dhe as i Kurtit”, tha Hysa.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika