Hysa: Veprimet e fundit të Abazoviqit kanë përshkallëzuar gjendjen politike në Mal të Zi

Diplomati Ylber Hysa ka thënë se Marrëveshja Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe dhe fjalimi për gjenocidin në Srebrenicë, janë dy veprimet që do ta penalizojnë kryeministrin malazias Dritan Abazoviq. Sipas tij, këto do të polarizojnë subjektet politike përfshirë edhe disa prej tyre që janë pjesë e qeverisë së Abazoviqit

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa

Ish-ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Ylber Hysa, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në Mal të Zi, përkatësisht për veprimet e fundit të kryeministrit Dritan Abazoviq rreth marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe dhe deklarimin për gjenocidin në Srebrenicë.

Abazoviq kishte thënë se “Gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve, nuk e kryen ushtritë por politikat djallëzore, politikat e vdekjes, politikat e mashtrimit”, ndërsa gjatë ditës, u kishte kërkuar falje nënave boshnjake për deklarimin e paqartë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq duke vendosur lule pranë memorialit të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjës

Mirëpo, sipas Hysës, Abazoviq mund të ketë bërë gafë, por mbase edhe mund të mos ketë qenë diçka e tillë.

“Është shumë e vështirë për ta thënë dhe për ta besuar, ta mohosh një krim kaq gjenocidal që ka ndodhur në Srebrenicë. Abazoviq ndoshta ka bërë gafë, ndoshta ka dëshirë të bëjë një politikë të re”, është shprehur Hysa në KlanKosova në edicionin special të mbrëmjes.

Sipas Hysës “Çka do që ka bërë zotëri Abazoviq dhe ka kërkuar falje, tashmë është një gabim i tij i përfshirë, nuk është me rëndësi se çfarë ka menduar ai, por kjo do të mbahet në mend si një njollë dhe lloj vijë e kuqe, që assesi nuk guxon të kalohet, qoftë edhe si gabim retorik”, shtoi ai.

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa

Ai, mes të tjerash, ka thënë se nëse Abazoviq ka tentuar që nga nisja e karrierës së tij të mbajë qëndrime politike qytetare pa nuance etnike, tani me veprimet e fundit ai ka dhënë sinjal se ka devijuar nga ato parime dhe se kjo mbase mund të shihet si një rreshtim në anën serbe, mirëpo një gjë e tillë së shpejti do të konfirmohet.

Ndërsa, Abazoviq ka deklaruar se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

“Ne kemi pikëpamjet tona politike. Unë pretendoj se kjo nuk ka të bëjë me një kontratë themelore. Koha do të tregojë se cili është qëllimi i vërtetë. Mendoj se problemi është drejtësia dhe se drejtësia është agjenda më e madhe evropiane dhe ofrimi i rezultateve në kapitujt 23 dhe 24”, pohon Abazoviq, ndërsa Hysa ka konsideruar se një gjë e tillë s’ka të bëjë aspak me të drejtën dhe drejtësinë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika