Hysenaj: Masakra e Poklekut ndër krimet më të tmerrshme në Kosovë, mbi gjysma e viktimave fëmijë

Dokumentuesi i luftës, Afrim Hysenaj, ka rikujtuar detaje tronditëse nga Masakra e Poklekut, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Hysenaj, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se në këtë masakër janë vrarë 23 fëmijë të moshës nga gjashtë muaj deri në 18 vjeç, ndërsa mbi gjysma e viktimave kanë qenë fëmijë.

Sipas Hysenajt, 51 viktimat e kësaj masakre janë varrosur në një vend të vetëm, çka e bën këtë rast edhe më të rëndë – tutje ai thotë se i gjithë krimi makabër nga forcat serbe u bë ndaj civilëve të paarmatosur.

“Janë 23 fëmijë të vrarë nga mosha gjashtëmuajshe e deri 18-vjeç. Ky është njëri prej krimeve më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë – unë e kam dokumentuar në bashkëpunim të ngushtë me arkivën familjare dhe duke marrë rrëfimet e të gjithë të mbijetuarve dhe duke shfrytëzuar maksimalisht arkivën familjare. Masakra e Poklekut dallon nga shumë masarka të tjera në Kosovë vetëm për faktin se mbi 50% e të masakruave janë fëmijë, 51 prej tyre janë të gjithë të varrosur në një vendvarr. I gjithë krimi nisi kur në ditën e kobshme të gjithë ishin të ngujuar në një vend dhe të rrethekuar nga forcat serbe asnjë prej tyre ska qenë i armatosur, të gjithë ishin civilë – pas konsultimeve me dy kryefamiljarët i kanë vrarë që të dy në oborr e mbas vrasjes se Sinan Muçollit dhe Ymer Elshanit, janë fut brenda dhe i kanë hudhë disa bomba e pastaj forcat serbe kanë hyrë brenda e pastaj i kanë vrarë të gjithë me plumba dhe i kanë testuar të gjithë se a janë gjallë a po jo. Në mesin e kësaj tragjedia një vajzë 14-vjeçare ka mbijetuar nga kjo masakër – nga kjo masakër kanë shpëtuar edhe 5 veta të tjerë. Por në fund janë djegur të gjithë ata që ishin në dhomë qofshin të gjallë apo të vdekur janë djegur”, u shpreh Hysenaj.

Ai theksoi se dokumentimi i kësaj ngjarjeje është bërë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, duke u mbështetur në dëshmi të drejtpërdrejta dhe arkiva familjare.

Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e plotë të Hysenajt të dhënë në “FIVE”:

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika