Hyseni: Asnjë marrëveshje me Serbinë s’ka qenë e dëmshme, VV-ja do ta “kallte” Kosovën nëse do ta zbatonim

Sipas ish negociatorit të Kosovës, Skender Hyseni, marrëveshjet e arritura me Serbinë kanë qenë më të mirat të mundshme, mirëpo nuk kanë mundur të zbatohen sepse partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje do ta "kallte" Kosovën po të ndodhte një gjë e tillë

Ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar se asnjë marrëveshje me Serbinë nuk ka qenë e dëmshme.

I pyetur nga analisti Imer Mushkolaj se pse kur ka qenë LDK në pushtet nuk janë zbatuar ato marrëveshje, Hyseni është përgjigjur duke thënë se “VV-ja do ta kallte Kosovën”.

Hyseni u shpreh se të gjitha marrëveshjet me Serbinë duhet të zbatohen, teksa tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është i dëmshëm, dhe ai do të zbatohet nën qeverisjen e Kurtit.

 

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika