Hyseni: Çështja e urës së Ibrit është problem politik, veriu mbetet peng i raporteve Kosovë-Serbi

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka deklaruar se problemi i urës së Ibrit në veri të Kosovës është thelbësisht politik dhe sipas tij, mbetet peng i problemeve të pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, ka deklaruar se çështja e urës së Ibrit në Mitrovicë është një problem politik, që nuk mund të zgjidhet ndryshe.

Hyseni ka theksuar se pavarësisht se kontrabanda në veri ka rënë, situata atje mbetet e ndërlikuar për shkak të vakumit politik.

“Tash sa i përket Urës së Ibrit, ka një problem që është i natyrës politike edhe nuk zgjidhet ndryshe,” ka thënë Hyseni në emisionin “FIVE”, duke shtuar se mungesa e zgjidhjes së çështjes me Serbinë është pengesa kryesore për stabilitetin në veri të Kosovës.

Ai gjithashtu ka kritikuar qasjen e qeverive ndaj kësaj çështjeje, duke potencuar se nuk ka pasur vullnet të mjaftueshëm për zgjidhjen e saj dhe se për sa kohë që problemi me Serbinë mbetet i pazgjidhur, veriu do të vazhdojë të jetë një “ngërç”.

Hyseni ka përmendur edhe faktin që, sipas tij, është e gabuar të akuzohen qeveritë e kaluara për korrupsion apo bashkëpunim me kriminelët si arsye për moshapjen e urës, duke theksuar se problemi është në thelb politik.

“Tash pse ka provu me i rrejt njerëzit me iu thënë se nuk kanë pasur vullnet e kanë qenë të korruptuar me kriminelët atje, se për ndryshe hapet ura, por pse s’po hapet tash. As nuk ka elitë të korruptuar në Prishtinë pra në emër të regjimeve të kalume, as nuk ka kontrabandë pse s’po hapet ura pra, sepse ka diçka tjetër një shtresë që është politik problemi. Veriu është ngërçi i problemit Kosovë – Serbi për sa kohë nuk e zgjidhim problemin me Serbinë nuk ka me u zgjidh veriu, duhet me ditë këtë punë”, ka deklaruar Hyseni.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika