Hyseni: Do të shkoja në zgjedhje, le të jenë referendum kundër presionit ndërkombëtar karshi themelimit të Asociacionit

Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se do të shkonte në zgjedhje, duke shtuar se "le të jenë referendum kundër presionit ndërkombëtar karshi themelimit të Asociacionit"

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje ka thënë se LVV-ja qysh në vazhdimësi ka qenë kundër themelimit të Asociacionit.

“Megjithatë dhe nëse ndërkombëtarët apo ambasadorët ndërkombëtar konsiderojnë që kjo marrëveshje tashmë është dashur të zbatohet dhe duhet të zbatohet, besoj që këtë duhej ta bënin me ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë Arbëresha Kryeziu-Hyseni.

Kryeziu-Hyseni ka thënë se vazhdojnë të mendojnë se Asociacioni është i panevojshëm për qytetarët e Kosovës.

Deputetja e LVV-së ka shtuar se këtë marrëveshje nuk duhet të zbatojë askush dhe sipas saj, “fati në këtë fatkeqësi është që kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar”.

“Një pjesë e madhe e opozitës madje gjithë përgjegjësinë për këtë marrëveshje ia kanë lënë Qeverisë sepse nuk duan të përfshihen fare në atë se qfarë po ndodh sot”.

Kryeziu-Hyseni ka potencuar se nuk e kemi në qendër njohjen që duhet t’a kishim por ka akterë të ndryshëm që po tentojnë që Asociacionin t’a vendosin në qendër. “Kjo është një marrëveshje që do të duhej të diskutohej në kuadër të çështjeve që duhej t’i diskutoni shtetet”.

Ndërsa për deklaratat e zyrtarëve amerikanë Chollet dhe Escobar që është koha të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, se a janë këta zyrtarë kundër Repulikës së Kosovës, Kryeziu-Hyseni ka deklaruar se nuk ka parë ndonjëherë të ketë kundërshtime sa i përket zyrtarëve amerikanë dhe ndërkombëtarë.

Për presionin ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje, deputetje e LVV-së ka thënë se janë në presion për një çështje jetike dhe të rëndësishme dhe se e dinë se si do të veprojnë lidhur me këtë situatë, për të njëjtin qendrim ajo tha se janë të njoftuar dhe ndërkombëtarët.

Tutje ajo ka shtuar se nuk është i njëjti presion dhe në Serbi, sidomos gjatë muajve të fundit.

“E dimë se si do të veprojmë por nuk mund të ndajë sepse nuk jam pjesë e grupit negociator”, ka thënë ajo duke shtuar se është e sigurt që Asociacioni nuk do të themelohet dhe se duhet ta mbrojmë qëndrimin e kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti.

Tutje deputetja Kryeziu-Hyseni ka theksuar se nëse është një person i tillë që është dakord me themelimin e Asociacionit nuk beson që ai mund të jetë shqiptar.

“Sepse duhet të jesh me zero ndjenja kombëtare, me zero ndjenja atdhedashurie, për të thënë që unë e zbatojë marrëveshjen e Asociacionit”, ka theksuar tutje ajo.

Sa i përket mundësisë se do të ketë zgjedhje nëse nuk themelohet Asociacioni, deputetja e LVV-së ka shtuar se do të shkonte në zgjedhje. “Le të jetë një referendum popullor që i përgjigjet gjithë këtij presioni ndërkombëtar karshi themelimit të Asociacionit”, ka shtuar tutje Kryeziu-Hyseni.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika