Hyseni: Ka trysni ndaj Qeverisë për themelimin e Asociacionit, përpara diskutimeve për planin franko-gjerman

Në emisionin “Five”, Zgjim Hyseni nga PSD-ja ka thënë se ndaj ka thënë se ndaj Qeverisë së Kosovës është një trysni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe përpara diskutimeve për planin franko-gjerman

Zgjim Hyseni, PSD

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se ndaj Qeverisë së Kosovës është një trysni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe përpara diskutimeve për planin franko-gjerman.

Sipas tij nuk ka afatizime të dialogut siç e ka theksuar kryeministri, Albin Kurti.

“Çka jam duke vrejtë, është se ka trysni për me u themelu Asociacioni, edhe me u themelu përpara diskutimeve për planin frank-gjemrna. Sic duket ky afatizimi që Kurti ia ka shitë opinioni publik nuk qëndron, nuk ka afatizim të dialogut. Mundet me ndodhë, por në asnjërën prej deklaratave që Josep Borrell i ka lëshuar për publikun të cilat janë dakordime të palëve nuk përmend afatizimi, kjo nuk i bëjnë që është shumë afër përfundimi i një marrëveshje eventuale”, ka thënë Hyseni.

Hyseni në emisionin “Five” ka potencuar se diskutimi për një marrëveshje me Serbinë nuk është se sa shpejte mund të ndodhë, por që a do te jetë kjo marrëveshje, një epilog i çështjes.

Sipas tij Asociacioni mbi baza etnike nuk i kontribuon integrimit ndëretnik.

“Diskutimi nuk është se sa shpejte ka më ndodhje kjo marrëveshje, por është diskutimi nëse kjo marrëveshje është një hap për tej, a ka me qenë  krejt satus quo, apo ka me qenë epilog i çështjes. Na nuk mendojë se rikthimi tek çështjet e ndara hap pas hapi I ndihmon situatës, ne jemi të bindur poashtu se Asociacioni që është mbi baza etnike nuk I kontribuon integrimit”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, ajo çka do të ndikonte sipas tij në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, do të ishte ri përcaktimi i kufijve.

“Ne jemi të bindur  se ri përcaktimi kufijve ka me i rregullu edhe marrëdhëniet ndëretnike brenda Kosovës.  Momentin që Serbia nuk më aspirata prej Kosovës, serbët e Kosovës nuk kanë mi pas më sytë nga Serbia, kanë me jetu këtu me njerëzit këtu. Në motin që ki me pasë njohje, është një fare garancie që ska më pas më aspirata, në anën tjetër ka konflikte që janë kryer. Jam i bindur qe e këna fat që nuk kemi me jetu në luftë tërë jetën”, ka thënë Hyseni.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika