Hyseni: Kurti e ka shndërruar edhe opozitën si vetveten

Ish-kryediplomati Skënder Hyseni ka thënë se partitë opozitare e kanë përkrahur kryeministrin Kurti për çështjen e targave dhe se kjo përkrahje e tyre ka ndodhur sa për ta futur atë në kurth, sepse e kanë ditur se ajo marrëveshje nuk do të zbatohet

Skender Hyseni, Ish-Ministër i Punëve të Jashtme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, duke folur për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës do ta nënshkruajë marrëveshjen në Ohër, më 18 mars, do ta kryejë punën e tij dhe do t’i bëjë një shërbim të mirë vendit.

“Unë nuk do ta lavdëroj nëse e nënshkruan këtë marrëveshje, sepse veç e bën punën e vet si kryeministër i vendit”, është shprehur Hyseni.

Ndërsa, ai ka thënë se Kurti ka bërë lojëra fjalësh, me të vetmin qëllim që ta manipulojë një masë të caktuar, apo sipas tij gjithë opinionin publik.

“Por, kur e dëgjon Kurtin dhe lojërat e tij, tautologjinë e tij, lojërat semantike, gjithmonë me qëllim të manipulimit të një mase të caktuar, pse jo dhe gjithë opinionit”, ka thënë ai.

Dhe se, sipas tij, Kurti e ka shndërruar opozitën si vetveten, duke e theksuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi ata kanë menduar ta bëjnë atë t’i thyejë fjalët e tij me vendime në interes të Kosovës.

“Opozita e ka përkrahur Kurtin fuqimisht kur ka marrë vendim për ta zbatuar marrëveshjen për targa, por plot njerëz në opozitë e kanë ditur që ajo marrëveshje nuk zbatohet kurrë, domethënë kanë bërë një politikë kalkulantësh, hajde ta fusim Kurtin le ta thyejë qafën edhe ne të përfitojmë politikisht”, është shprehur Hyseni në Debat Plus.

Por, ai ka shtuar se nuk bëhet politik kalkulimesh në atë shkallë kur janë në pyetje interesat fondamentale të vendit.

Ndërkaq, ai ka thënë se mungesa e njohjes si rrjedhim i negociatave dhe një marrëveshjeje të përgjithshme është e meta më e madhe e planit evropian, prandaj kjo sipas tij, e bënë këtë plan të mos jetë i përsosur.

Por, ai e ka quajtur marrëveshjen një hap të domosdoshëm, pasi sipas tij dërgon vendin në drejtimin e duhur.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika