Hyseni: Mustafa e Thaçi s’e kanë bërë Asociacionin me dëshirë, kushdo që mendon kështu e ka gabim

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se nuk mund të fajësohen ish-kryeministrat Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi pse kanë pranuar që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes. Sipas tij, një gjë e tillë ka qenë e imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, andaj edhe Kurti nuk duhet të gjykohet pse do ta zbatojë atë

Ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i ka shfajësuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa, duke thënë se kanë qenë të detyruar ta nënshkruajnë marrëveshjen për Asociacionin.

Hyseni në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se kushdo që mendon se me dëshirë është nënshkruar ajo marrëveshje, gabohet rëndë.

“Kushdo që pretendon që Asociacioni ka bërë Isa Mustafa apo kushdo qoftë me shumë dëshirë, bën një interpretim skajshmërisht të gabueshëm dhe qëllimkeq. Njësoj siç bën gabim dikush që mendon që Kosova është futur në dialog me shumë keq”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se Kosova ka qenë e detyruar dhe nuk ka pasur zgjidhje tjetër përpos se të futet në dialog me Serbinë.

Ai u shpreh se të gjithë e kanë ditur se hyrja në dialog ka qenë gabim, por, sipas tij, kanë qenë të detyruar.

“Dy muaj pas GJND-së është sponsorizuar projekt-rezolutë në asamblenë e OKB-së, nga të gjitha vendet e BE-së, të cilat kanë ftuar për dialog me Serbinë të lehtësuar nga BE. Me gjitha fuqitë, Kosova është përpjekur ta kundërshtojë dhe të pengojë daljen në votim të një rezolute të tillë. Nuk mund të luftosh kundër BE-së dhe ShBA-së që qëndronin të heshtura. Ka qenë përpjekje e BE-së për të qetësuar Serbinë pas humbjes në GJND. E kemi ditur që ka qenë gabim, por kemi qenë totalisht të detyruar të futemi”, ka thënë ai.

Hyseni përpos kryeministrin Albin Kurti, e ka kritikuar edhe opozitën, për të cilën, ka thënë se po i ngjan shumë veprimeve të tij.

Ai tha se Asociacioni është dashur të zbatohet, por, sipas tij, nuk është bërë një gjë e tillë për shkak të ndjeshmërisë politike dhe kundërshtimit të madh të Albin Kurtit sa ishte në opozitë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika