Hyseni: Osmani, Kurti dhe opozita kanë dështuar t’i lexojnë si duhet zhvillimet gjeopolitike

Ish-kryediplomati i Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se liderët shtetërorë të Kosovës nuk kanë ditur t'i lexojnë zhvillimet politike në botë. Sipas tij, si Kurti e Osmani, po ashtu, edhe Krasniqi e Abdixhiku si udhëheqës të opozitës, kanë dështuar

Ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni

Ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, i ka kritikuar krerët e shtetit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, duke thënë se nuk i kanë lexuar si duhet zhvillimet gjeopolitike.

Sipas tij, në këtë drejtim, po ashtu, ka dështuar edhe opozita, duke e përmendur në veçanti PDK-në dhe LDK-në.

“Jo vetëm LDK, por në rend të parë qeveria Kurti, dhe binomi Kurti – Osmani, por me gjasë edhe një pjesë e mirë e opozitës, gjatë vitit të fundit, kanë dështuar keq që t’i lexojnë zhvillimet gjeopolitike. Një pjesë e opozitës, PDK dhe LDK”, ka thënë ai.

Për planin evropian, Hyseni tha se është propozuar vetëm për ta minuar çdo mundësi të përshkallëzimit të situatës në Kosovë.

Ai përsëri e ka akuzuar Osmanin dhe Kurtin se kanë bërë gabime, siç i ka quajtur amatoreske politike, duke e hequr nga tavolina njohjen e ndërsjellë.

“Kur them që kanë dështuar keq t’i lexojnë zhvillimet, janë duke i interpretuar në mënyrë të gabuar. Plani franko – gjerman është në tavolinë për të mbyllur çdo mundësi përshkallëzimi të situatës në Kosovë. Ky është interesi i vetëm dhe jetik i bashkësisë ndërkombëtare. Pas agresionit rus në Ukrainë, zhvillimet gjetiu politike janë interpretuar gabimisht skajshmërisht nga Kurti dhe Osmani, dhe në pajtim me këtë interpretim të gabuar të këtyre zhvillimeve, ata kanë bërë gabime amatoreske politike, me disa lojëra në veri, me eksperimentesh targash, teneqeve, në vend që t’i japin kohë asaj që ishte dialog i përqendruar me njohje të ndërsjellë”, ka thënë ai.

Ai tha se e meta më e madhe e planit evropian është mungesa e njohjes së ndërsjellë, por, sipas tij, plani në vete është hap pozitiv në normalizimin e marrëdhënieve.

Hyseni u shpreh se plani i BE-së është i domosdoshëm për Kosovën.

“Vetëm 10 muaj pas, tërheqja aq estetike e Shtëpisë së Bardhë dhe e BE-së nga formula, do të ketë pajtim për çdo gjë, vetëm atëherë për marrëveshje të përgjithshme me njohje të ndërsjellë, kanë bërë një hap prapa, tash pozicioni ndërkombëtar është se njohja duhet të presë. Mungesa e njohjes, si rrjedhim i negociatave dhe i një marrëveshjeje të përgjithshme, është e meta më e madhe e këtij plani. Kjo e bën këtë plan të mos jetë i përsosur, por një hap i domosdoshëm shumë i mirë që çon në drejtim të duhur”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika