Hyseni për ministrin Latifi: Gjithë këto dështime janë fakte të mjaftueshme që një ministër duhet të japë dorëheqje

Ekrem Hyseni nga radhët e LDK-së ka thënë që buxheti në Ministrinë e Shëndetësisë është ulur përgjatë kohës në pushtet të Qeverisë Kurti. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'u japë zgjidhje konkrete problemeve të qytetarëve

Ekrem Hyseni , kryetar i degës së LDK-së në Podujevë

Ekrem Hyseni, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se Republika e Kosovës po përballet me një pandemi të re e që sipas tij është “Paaftësia e Qeverisë Kurti”. Sipas Hysenit, Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm pesë për qind të investimeve kapitale në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas tij, dështimet në investimet kapitale në fushën e shëndetësisë janë fakte të mjaftueshme që një ministër duhet të japë dorëheqje. I pyetur nëse problemi që vinte në këtë fushë ishte nga paaftësia e ministrit Latifi, Hyseni ka thënë se këto projekte realizohen nga një hallkë zinxhiri, por sipas tij, ministri i Shëndetësisë mbetet ai kryesori.

“Ne mendojmë që gjithë këto dështime, investime kapitale, ilaqe dhe punëtorë shëndetësorë janë fakte të mjaftueshme që një minstër cilido qoftë, duhet të japë dorëheqje”, ka thënë Hyseni.

Në një konferencë për media, Hyseni ka thënë se përgjatë periudhës janar-maj të këtij viti, janë mbi 520 qytetarë të cilët kanë kërkuar shërim jashtë vendit. Sipas tij, lista e pritjes së operacioneve do të zgjatet si shkak i numrit të ulët të anesteziologëve që numërohen 48 në tërë Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK).

“120 profesionistë kanë lënë vendin dhe ndër ta edhe 40 specializantë. Është kjo qeveri e cila javë më parë nuk ua zgjati kontratën mbi 1000 profesionistëve shëndetësorë të cilët dhanë kontributin e tyre përgjatë kohës së pandmisë”, ka thënë Hyseni.

Sipas Hysenit, në kohën e Qeverisë së Kurtit, buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është ulur.

“Arroganca dhe mosveprimi, propaganda, jodëgjueshmëria profesionale, tipare këto të qeverisjeve populliste, me sjellen e tyre kanë sjellë këto dështime të cilat kanë dëmtuar seriozisht shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Hyseni.

Gjersa ka kujtuar një deklaratë të Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi i cili sipas Hysenit, kishte thënë se do të jepte dorëheqje në rast se shëndetësia do të dështonte, ai ka thënë se problemeve të qytetarëve u duhet dhënë një përgjigje dhe jo largim.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për të punuar në të kundërt, sipas tij, do të mbeten vula e dështimit të shëndetit të qytetarëve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika