Hyseni për sulmet në Izrael: U përjetua sërish një Holokaust

Hysen Hyseni, kryetar i Bashkisë Hebreje BET Israel – Kosova, teksa ka folur mbi sulmet në Izrael ka thënë se është përjetuar sërish një “Holokaust”

Hysen Hyseni, kryetar i Bashkisë Hebreje BET Israel – Kosova, ka thënë se nga ajo çfarë është parë duke ndodhur në luftimet në mes të Izraelit dhe Hamasit, është përjetuar sërish një “Holokaust”.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa është pyetur se si u zu në befasi Izraeli gjatë sulmit të së shtunës.

Ky sulm dhe kjo gjendje aktuale është shumë komplekse. Ajo që është më e keqja është se ne kemi kujtuar një holokaust prapë, janë prekur fëmijët, gratë, pleqtë, rinia në një festival, integriteti i riteve fetare. Mënyra dhe çka ka ndodhur atje është e barabartë me Holokaustin, një terror i nivelit më të ultë që mundet të ndodhë”, u shpreh ai.

Imeri: Problemi dhe konflikti është provokuar nga Irani

Në anën tjetër, aktivisti Arlind Imeri, ka thënë se problemi dhe konflikti është provokuar nga Irani.

Sipas tij, ky grup terrorist sulmet i bën prej ndërtesave ku ka civilë.

“Nuk është e drejtë të krahasohet lufta e Kosovës me luftën e një grupi terrorist që nuk është e drejtë sepse UCK nuk ka luftuar kundër grave dhe fëmijëve por kundër një regjimi sikur ai i Millosheviqit. Është një grup terrorist që në vazhdimësi është përkrahur nga shteti i Iranit. Nuk mbrohet shteti duke vrarë civil. Ky grup terrorist sulmet i bën prej ndërtesave ku ka civilë. Sulmi i këtij grupi terrorist ka qenë direkt ndaj civilëve të Izraelit dhe jo ndaj caqeve ushtarake izraelite”, ka thënë ai.

Qindra njerëz janë vrarë e mijëra të tjerë janë plagosur që nga mëngjesi i 7 tetorit kur Izraeli u sulmua nga grupi militant Hamas.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shteti i tij është “në luftë” dhe paralajmëroi goditje të fuqishme ndaj grupit militant Hamas, luftëtarët e të cilit kaluan kufirin tokësor dhe u përleshën me forcat izraelite.

SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera të botës i dhanë mbështetje Izraelit në luftën kundër militantëve të Hamasit.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika