Hyseni: Uroj që krerët e shtetit ta kenë kuptuar urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë

Ish-koordinatori Shtetëror për Dialog në Qeverinë Hoti, Skënder Hyseni ka thënë se krerët e shtetit duhet ta kuptojnë urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë

Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialogun në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni

Skënder Hyseni, ish-koordinator Shtetëror për Dialog në Qeverinë Hoti, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dhënë porosi të qarta për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Hyseni është shprehur se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë përkushtimin e tyre për Kosovë, teksa ka uruar që liderët e Kosovës ta kenë kuptuar, sipas tij, mbylljen e dialogut me Serbinë.

“Uroj qe krerët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me marrëveshje për njohje të ndërsjellë, që është thelbësore për integrimet e përshpejtuara euro-atlantike e ndërkombëtare të vendit tonë”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ndërkaq, për këtë vizitë, Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje. Sipas tyre, anëtarësimi i Kosovës në Programin Partneriteti për Paqe të NATO-s, rëndësia e dialogut i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rreziqet që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor, ishin disa nga temat e diskutuara gjatë takimit midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe delegacionit nga Kosova në Washington.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika