Hyseni: Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar, shembulli se si VV përdhos institucionet

Zgjim Hyseni nga PSD ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai në emisionin Five në RTV Dukagjini tha se asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja që “bash Dimal Basha” do të bëhej kryetar i Kuvendit.

Hyseni ka deklaruar se nuk duhet të çuditet askush për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit.
“Dimal Basha është shembulli më i mirë, ose ilustrimi, për mënyrën se si e sheh Vetëvendosje Kuvendin dhe institucionet tjera. I sheh të nënshtruara dhe të përdhosura, edhe nëse duhet me i përdhos, e rëndësishme është që ato t’i shërbejnë pushtetit të saj”, ka thënë ai.

“Dimal Basha e mishëron arrogancën, sjelljen e keqe, përçmimin dhe armiqësinë që në fakt e karakterizon Lëvizjen Vetëvendosje. Prandaj unë nuk do ta quaja çudi. Dimal Basha është, si me thënë, ilustrimi më i mirë – sidomos në sjellje dhe gjuhë”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika