I akuzuari për krime lufte, Ekrem Bajroviq, deklarohet i pafajshëm

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë dhënë fjalët hyrëse në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë dhënë fjalët hyrëse në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte.

Bajroviq ashtu si në shqyrtim fillestar është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat e Prokurorisë Speciale.

Prokurori special, Ilir Morina, tha se në shqyrtim gjyqësor do të vërtetohet pa mëdyshje se i pandehuri Bajroviq ka marrë pjesë në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale kundër popullatës civile shqiptare që tashmë është konstatuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi në aktgjykimet dënuese ndaj Nevojsha Pavkoviqit, Vladimir Lazareviqit, Vlastimir Gjorgjeviq.

Bajroviqi, shtetas i Kosovës dhe i Malit të Zi e boshnjak për nga kombësia, u deklarua i pafajshëm ashtu si në shqyrtim fillestar.

Mbrojtësi i të pandehurit Ekrem Bajroviq, avokati Lubomit Pantoviq, tha se mbrojtja në këtë shqyrtim gjyqësor nuk do ta kundërshtojë faktin se kanë ndodhur krime lufte të kryera nga forcat serbe, përfshirë vrasjet në fshatin Staradran të Istogut.

Megjithatë, Pantoviq tha se në aktakuzë nuk veçohen se cilat janë veprimet konkrete që e bëjnë Bajroviqin personalisht përgjegjës për veprat penale për të cilat akuzohet.

Rreth 15 persona, palë të dëmtuara, kanë kërkuar kompensim për krimet që, sipas tyre, i ka bërë nga i akuzuari.

Seanca e së mërkurës do të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit të parë të propozuar nga Prokuroria, Naim Elshani, i mbijetuar i masakrës së Staradranit ku u vranë 15 civilë shqiptarë.

Ekrem Bajroviq akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile përfshirë vrasje, keqtrajtim, torturë e plaçkitje të kolonës së refugjatëve në Staradran më 8 maj 1999. Prokuroria e akuzon atë edhe për kidnapim, keqtrajtim e 84 civilëve shqiptarë më 7 maj 1999 në Gurrakoc.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika