I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt lirohet nga burgu pas vendimit të Supremes

"Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën tonë si mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Ai mbajti 7 vite burg për një vrasje të cilën nuk e kishte kryer. Tri herë, pa prova, u dënua me burgim të përjetshëm. Sot pas 7 viteve Gjykata Supreme dha drejtësi përfundimisht duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin"

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitaj lirohet nga burgu pas vendimit të Supremes

Gjykata Supreme ka liruar nga akuzat Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015.

Pas kësaj, i akuzuari për vrasje është liruar nga burgu, këtë e ka bërë të ditur njëri nga avokatët e Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri.

Tahiri në rrjetet e tij sociale ka thënë se Supremja pas 7 vjetësh tha drejtësi përfundimisht.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën tonë si mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Ai mbajti 7 vite burg për një vrasje të cilën nuk e kishte kryer. Tri herë, pa prova, u dënua me burgim të përjetshëm. Sot pas 7 viteve Gjykata Supreme dha drejtësi përfundimisht duke e liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitin. Jam i lumtur që si mbrojtës/avokat bashke me kolegët Gëzim Kollqaku dhe Imer Beka ndihmuam që sot drejtësia të triumfoj”, ka shkruar Tahiri, duke bashkëngjitur me një foto.

Për këtë ka reaguar vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj, duke thënë se drejtësia e Kosovës edhe një herë e vërtetoi se sa e fëlliqur është.

“Drejtësia e Kosovës edhe një herë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi qe njerëzimi qe punon aty e SHESIN fytyrën e tyre per para. Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykata e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te vërteten. Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtësi ne vendin e tyre”, ka shkruar Pajazitaj në Facebook.

Në vitin 2015, Donjeta Pajazitaj ishte privuar nga jeta në bjeshkët e Strellcit në mënyrë mizore, vrasje të cilën pretendohej se e ka kryer kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

Më 8 qershor 2017, Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj Naser Pajazitajt. Sipas kësaj aktakuze, ai dyshohet se e kishte marrë viktimën me veturë në fshatin Strellc, e kishte dërguar atë në malet e Strellcit, e kishte vrarë me dy plumba dhe, për të humbur gjurmët, trupin e saj e kishte mbuluar me disa drunj.

Ndërkaq, më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika