I arrestuari për sulm ndaj gazetarëve është punëtor i MTS-së

Mediat në Beograd kanë raportuar se i arrestuari sot nga Policia  e Kosovës, i dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq, që ndodhën dy ditë më parë, është 28 vjeçari, Urosh Vukashinoviq

Uros Vukasinoviq, i arrestuar nga Policia e Kosovës, për sulm ndaj gazetarëve

28-vjeçari, Uros Vukasinoviq, është i arrestuari nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet se javën e kaluar ka ushtruar dhunë ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Mediat serbe raportojnë se Vukasinoviq është punonjës i MTS-së, i njohur si Telekomi Mobil i Serbisë që operon në veri.

Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit serb, i identifikuar me iniciale, U.V. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

Policia thotë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe në koordinim me organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika