I dënuari me 30 vjet burgim kërkon mëshirë nga shteti

Në emisionin ‘Nburg me Nitën’, në rrëfimin e një të burgosuri, me 30 vite burgim e 20 në vetmi ka deklaruar se është penduar që nga dita e parë, por institucionet, sipas tij, nuk i rikontrollojnë procedurat

Ilustrim

Në emisionin ‘Nburg me Nitën’ në RTV Dukagjini, vjen rrëfimi i një të burgosuri, i cili është penduar, dhe u bën apel institucioneve dhe gjykatave të kontrollojnë procedurën e këtyre personave që janë penduar dhe kanë provuar burgun për më shumë se një dekadë.

“I bëj shtetit thirrje për t’i vendosur disa ligje qysh i kanë gjithë bota. Këta njerëz që janë të provuar prej lirie duhet t’iu japin edhe një mundësi për të dalë në liri. Pra këta njerëz që e kanë provuar burgun me një dekadë e gjysmë burg nuk i vjen në mend më për probleme pasi e kanë parë se çfarë është burgu” ka deklaruar i burgosuri për RTV Dukagjinin.

Rrëfimi i të burgosurit nga burgu i Dubravës në Kosovë, ka kërkuar nga institucionet të kenë mëshirë për njerëzit, që janë të dënuar me rreth 30 vjet burgim, jo vetëm në burgun Dubravës, por në të gjitha burgjet në territorin e Kosovës. Sipas tij, kjo të vlejë vetëm për personat e penduar.

“Duhet t’i kontrollojnë edhe një herë procedurën për këta njerëz që janë penduar, për ata që e dinë çfarë e presin, por në atë moment nuk ka mundur ta kontrollojë vetën”, është shprehur i burgosuri.

Po ashtu, sipas tij, shteti nuk ka llogari t’i mbajë këta persona të mbyllur me ushqim, me larje me shëndetësi e me të gjitha gjërat, pasi prej tyre nuk ka asnjë përfitim.

I burgosuri në fjalë, me inicialet P.N, vjen nga qyteti i Istogut, i cili ka kryer shkollën e mesme dhe është i dënuar me 30 vjet burg për veprën ‘vrasje’.

Ai ka deklaruar se nga kjo fatkeqësi, ka përfunduar me dënim, dhe i penduar për atë një minutë që nuk ka mundur ta përmbajë vetën.

Gjithashtu, i burgosuri ka deklaruar se më parë kurrë nuk ka pasur ndonjë dënim nga policia apo telashe me ligjin.

“Asnjëherë s’kam pasur telashe me ligjet e  shtetit as të Ish-Jugosllavisë as të Kosovës, por jam prapa grilave duke e vuajtur dënimin”, është shprehur ai.

Sipas tij, as familjarët e as ai nuk e kanë pritur e nuk kanë qenë të përgatitur që ky rast t’i ndodhë atij.

I pyetur se si është ndier kur kanë ardhur ta takojnë familjarët, ai ka thënë se e respektojnë dhe e vizitojnë akoma.

“I falënderoj që më respektojnë me vizitojnë më sjellin rroba më qesin pare në kantinë, se ne këtu punojmë më një rrogë 18- 20 euro nuk mundemi as higjienën të blejmë, por duhet t’ia bëjmë sipas mundësive”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka rrëfyer se si natën e parë e kishte përjetuar më ndryshe, për arsye se ndalimin për 48 orë  apo 72 orë nuk e kishte përjetuar sepse kishte qenë i plagosur dhe ka përfunduar në Qendër Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku ka qëndruar disa ditë dhe më pas është transferuar në stacione policore.

Në Dubravë, i burgosuri kishte shkuar i lënduar, me tri operacione prej lëndimeve të cilat i kishte marrë në ngjarjen që kishte ndodhur atë ditë me 29 nëntor të vitit 2005.

“Nga ai moment edhe si person shpirtëror nuk më është dukur më jeta interesant për arsye se jam i dënuar 30 vite kam një kohë shumë të gjatë këtu, kam pas rast që më ka vdekur nëna dhe nuk kam pasur mundësi për shkuar, institucionet nuk ma kanë mundësuar” ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka deklaruar se që 20 vjet asnjë vizitë humanitare nuk i është ofruar kurrë.

I burgosuri në fjalë, u ka bërë apel të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm, të mos marrin një rrugë të gabuar për të ardhur prapa grilave sepse, sipas tij, aty ka vetëm gjëra të këqija.

“E di që liria është gjëja më e vlefshëm dhe familja, nevojat e ndryshme jetësore, le të mendojnë mirë, nëse unë do të mund të mendoja një minutë më parë nuk do të isha këtu” ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar dy herë radhazi se për të do të ishte më mirë t’i jepnin një plumb në kokë se dënim me 30 vjet në burg.

“Tërë jeta po shkon në burg, e burgu është shkatërrim shpirtëror, unë kam humbur gjithçka kam humbur jetën time kam kthyer familjen time për mbi 100 vjeç mbas një periudhë kohore e gjatë 30 vite perspektiv nuk sheh njeriu asgjë prej burgu”, është shprehur ai.

Ai tani i penduar,  ]u ka bërë lutje të tjerëve që të kenë kujdes nga burgu sepse, sipas tij, burgu është i rëndë, dhe se kush nuk ka dëshirë për të punuar, burgun e ka hotel me pesë yje. Por njerëzit që e duan punën e dëshirojnë të kenë familje si rasti i tij, është shumë e rëndë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika