I burgosuri sulmon dy të burgosur të tjerë, njërin tenton ta vrasë

Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka sulmuar dy të burgosur tjerë, teksa njërin ka tentuar ta vrasë. Policia ka njoftuar për rastin teksa nga Shërbimi Korrektues thonë se falë intervenimit viktimat nuk ka pësuar lëndime të rënda

Burgu i Dubravës, Istog

Brenda janë në vuajtje të dënimeve për shkak se për vepra të ndryshme kanë rënë ndesh me ligjin.

Po të bisedosh me ta, në masë të madhe, ndihen të penduar për veprat e kryera.

Por siç duket jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim dhe kanë të njëjtën qasje.

Kjo për shkak se një prej tyre në Burgun e Dubravës ka kryer vepra për të cilat përfundohet pikërisht në vendin ku është.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit një i burgosur ka kryer dy vepra penale ndaj dy të burgosurve tjerë.

“Raportohet se në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i dyshuari mashkull  kosovar ka kryer veprat: lëndim i lehtë trupor dhe vrasje në tentativë . I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.”

Nga ana tjetër nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë bërë të ditur se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se dje rreth orës 10:15, pas përfundimit të shëtitjes në koridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, i burgosur B.T ka sulmuar me një mjet të mprehët të burgosrin B.A.  Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur t’i shkaktoj lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A. Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosoves, të cilët janë duke u marrë me rastin, rast të cilin e kanë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është inicuar procedura disilpinore. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar komision hetimor, i cili është duke hetuar rrethanat e ngjarjes”.

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë dënimin me burg aktualisht e vuajnë 664 persona, 10 prej të cilëve janë në paraburgim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika