Policia në Mitrovicë ka arrestuar të enjten në orët e hershme të mëngjesit një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer rreth orës 06:30 nga njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu.

I dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj tij kishte një urdhëresë të pazbatuar të Gjykatës.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.