I dënuari me 4 vjet burgim: Varfëria më shtyu të kryejë vjedhje

I burgosuri me 4 vjet dhe 4000 euro gjobë për veprën penale ‘’Vjedhje’’ tregon jetën e e tij të vështirë, arsyen që e detyroi të kryente këtë vepër, çfarë ka humbur në jetë dhe çka ka përfituar për të mirën e tij gjatë mbajtjes së burgimit

Ilustrim

I burgosuri, me 4 vjet dhe 4 mijë euro për veprën penale ‘’Vjedhje’’ në emisionin ‘N’burg me Nitën’ për RTV Dukagjinin ka treguar vështirësitë, frikën dhe vuajtjen e dënimit në burgun e Dubravës.

Ai tregon se me sa vite është i burgosur, frikën që ka pasur kur ka hyrë në shtëpi për të kryer veprën dhe se çfarë ka përjetuar kur e kanë dërguar në burgun e Dubravës.

‘’Unë jam i burgosur me 4 vjet dhe 4 mijë euro gjobë. Kur kam hyrë për të vjedhur kam pasur frikë, por në ato momente nuk të intereson asgjë dhe vetëm fiksohesh se si ta kryesh vjedhjen e të dalësh jashtë. Unë kam menduar se s’do të hyjë në burg , por më kanë zënë’’, ka thënë i burgosuri.

Ai shton se gjatë vjedhjes e ke gjithmonë atë frikën se në çdo moment do të të zërë dikush, do të mund të vrasë ndokush ose të thërrasë policinë, a ndodhet ndokush në shtëpi gra ose fëmijë.

Ndërsa tregon ngjarjen, i burgosuri ka thënë se ka qenë vetë i dyti në kryerjen e kësaj vepre dhe tregon se të dytë e kanë llogaritur të hyjnë të vjedhin në një shtëpi, ku s’ka pasur familje.

”Mua më kanë burgosur më 10 maj 2018, dhe po atë natë nuk kam fjetur duke menduar se çfarë  kam bërë dhe pse e kam bërë atë vepër. Dy tre muajt e parë nuk kam mundur të kthjellem duke menduar për veprën që kam bërë, familjen, gruan dhe fëmijët, kush kujdeset për ta e ku i marrin paratë të mbijetojnë’’, ka thënë i burgosuri.

Sa i përket burgut, se si kalon kohën aty, ai tregon se punon si moler, gipser, fasader dhe vonë ka marrë edhe zanatin e traktoristit, gjatë kohës së mbajtjes së burgimit dhe këshillon të burgosurit të merren me aktivitete për të mirën e tyre.

I burgosuri tregon se ka qenë i detyruar të kryejë vjedhje pasi që ka pasur kushte të vështira jetese.

‘’Unë jam pjesëtar i një familjeje 18 anëtarëshe me një ndihmë sociale prej 80 eurove. Kemi pasur kushte të vështira jetese dhe ende i kemi.Kam shkuar edhe në komunë për të kërkuar punë, por nuk më kanë gjetur dhe për këtë arsye jam detyruar ta bëjë këtë vepër’’,  ka thënë ai.

Ndër të tjerash, ai shton se është penduar, se çfarë i ka bërë familjes pasi fëmijët e tij janë rritur pa baba, e që në shtëpinë e tij ai thotë se i ka vdekur vajza pak para hyrjes së tij në burg.

Ai thotë se është në përfundim të dënimit, me vetëm tre muaj të mbetur, e që kur të shkojë në shtëpinë e tij thotë se do të ndihet me faj që do të jetë me 15 vepra të bëra, e nga këto vepra janë 15 familje të dëmtuara, e që nëse do të takohet me ta, ai thotë se do të ndihet shumë në faj dhe i turpëruar.

Ndërsa, i dënuari ka edhe këshilla për të rinjtë, duke thënë se ata duhet të punojnë e jo të merren me punët e këqija, që sipas tij mund të përfundosh në burg.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika