I dërguari kinez viziton Kievin për bisedime lidhur me arritjen e një “zgjidhjeje politike”

Një i dërguar kinez, i cili është një zyrtar i lartë në vend, tashmë ka nisur një turne në Ukrainë, Rusi dhe qytete të tjera evropiane. Pekini pretendon se ky udhëtim synon të diskutojë një 'zgjidhje politike' për krizën e Ukrainës

Kryeqyteti ukrainas, Kiev

I dërguari i posaçëm i Kinës, Li Hui, ka arritur në Kiev për bisedime me zyrtarë të lartë ukrainas. Kjo është vizita e nivelit më të lartë e zhvilluar nga përfaqësuesit e Kinës në Ukrainë, qëkur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti shkurtin e vitit të kaluar.

Pekini që nuk ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, ka thënë se vizita e Li më 17 maj ka në qendër diskutimet për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainë.

Shtetet perëndimore më herët gjatë këtij viti kundërshtuan propozimin kinez prej 12 pikash që bën thirrje për shtensionimin e situatës dhe arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Ky plan u kundërshtua për shkak se përfshin kërkesat kryesore të Rusisë.

Li, ish-ambasador në Rusi, po ashtu do të vizitojë Poloninë, Francën dhe Gjermaninë, ka thënë Ministria e Jashtme kineze, pa dhënë detaje se kur do të zhvillohen këto vizita, raporton REL.

Vizita e Li në Ukrainë vjen në kohën kur shtetet e Bashkimit Evropian po diskutojnë për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, që po ashtu do të shënjestrojë firmat kineze dhe iraniane që mbështesin Moskën dhe që mundësojnë eksportet në shtetet e treta, duke shkelur kufizimet ekzistuese të vendosura në tregti.

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, muajin e kaluar deklaroi për Reuters se Ukraina po gjen gjithnjë e më shumë komponentë nga Kina në armët që Rusia po përdor në Ukrainë.

Ende është e paqartë nëse Zelensky do të takohet me të dërguarin e Kinës.

Në fushëbetejë, Rusia ka vazhduar presionin në qytetin lindor të Bahmutit dhe sipas ushtrisë ukrainase, Moska ka sulmuar me artileri objektivët civilë edhe në jug të Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, në ditën e kaluar, Rusia ka kryer 55 sulme ndaj pozicioneve ukrainase në Bahmut. Ushtria shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Bahmut, qytet që është shndërruar në epiqendër të përpjekjeve të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika