I digjet veranda dhe vreshta drejtorit serb në Leposaviq, Vokrri thotë se këtë e bënë “banditët e Radojçiqit dhe Vuçiqit” (VIDEO)

Përmes disa pamjeve që zv.ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri i ka publikuar shihet se është djegur veranda dhe vreshtat e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviq. Vokrri ka thënë se këtë e kanë bërë "banditët e Radojçiqit dhe Vuçiqit"

Zv.ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka publikuar pamje ku shihet se është djegur veranda dhe vreshtat e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviq.

Vokrri ka thënë se këtë e kanë bërë “banditët e Radojçiqit dhe Vuçiqit”.

“Banditët e Radoičićit & Vučićit ia dogjën verandën dhe vreshtën drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, z. Nenad Radosavljević”, ka shkruar Vokrri.

Ai është shprehur se këto sjellje nuk do ta thyejnë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë me të tjerët në Kosovë

“Seria e krimeve të tyre ndaj zyrtarëve institucionalë në komunat veriore s’do ta thyejë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë e të barabartë me tjerët në Kosovë”, ka shruar ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika