“I dorëhequri” Kurti riemëron Agron Llugaliun në krye të Doganës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka riemëruar sot Agron Llugaliun në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, për një mandat katërvjeçar. Emërimi është bërë sipas propozimit të ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, gjatë një takimi me Llugaliun, Kurti dhe […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka riemëruar sot Agron Llugaliun në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, për një mandat katërvjeçar.
Emërimi është bërë sipas propozimit të ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, gjatë një takimi me Llugaliun, Kurti dhe Murati e falënderuan për punën e tij të deritanishme dhe e uruan për mandatin e ri, duke vlerësuar lartë performancën e tij dhe të institucionit që drejton.















