I dyshuari dhe disa të tjerë të vdekur nga të shtënat në kampusin e Las Vegas
Policia ka paralajmëruar se ka të ngjarë të ketë “viktima të shumta” nga të shtënat me armë në kampusin e Universitetit të Nevada në Las Vegas. “Ne po i përgjigjemi raporteve paraprake të një #ActiveShooter në kampusin e UNLV pranë sallës BEAM. Duket se ka shumë viktima në këtë kohë”, ka thënë policia e Las […]
Policia ka paralajmëruar se ka të ngjarë të ketë “viktima të shumta” nga të shtënat me armë në kampusin e Universitetit të Nevada në Las Vegas.
“Ne po i përgjigjemi raporteve paraprake të një #ActiveShooter në kampusin e UNLV pranë sallës BEAM. Duket se ka shumë viktima në këtë kohë”, ka thënë policia e Las Vegas në një deklaratë në X , e njohur më parë si Twitter.
Kolegji gjithashtu ka thënë se oficerët e policisë universitare po i përgjigjeshin raportimeve për një sulmues aktiv dhe këshilluan njerëzit në kampus të strehoheshin në vend.
Një deklaratë e mëvonshme nga policia e Las Vegas ka thënë se sulmuesi i dyshuar tani ishte i vdekur.
“I dyshuari është gjetur dhe ka vdekur”, ka thënë policia, raporton The Guardian.
Raportet e së mërkurës erdhën një ditë pasi një seri të shtënash në Austin, Teksas, lanë gjashtë persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.
Një ish-ushtarak akuzohet se kishte lidhje me rastin.
Vrasjet në Teksas u shpalosën pasi SHBA-ja theu rekordin e saj për të shtënat masive më vdekjeprurëse në një vit të vetëm në fillim të kësaj jave.
Një seri vrasjesh e çuan shifrën në 38 raste në të cilat katër ose më shumë persona, duke mos përfshirë atë që vranë, u qëlluan dhe u vranë. Niveli i mëparshëm ishte 36, i vendosur vitin e kaluar.















