I dyshuari për djegien e një veture në Prishtinë arrestohet në Jarinjë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për shtytje në zjarrvënie.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 16 nëntor të vitit të kaluar në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë,  ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri, njofton Dukagjini.

“Lidhur me këtë rast, sot nga hetuesit policorë të NjHP-së është arrestuar i dyshuari i dytë: B.H, 37 vjeç, mashkull, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë. Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika