I dyshuari për spiunazh i tregoi Prokurorisë në detaje veprimtarinë dhe kontaktin me BIA-n serbe

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar nga Prokuroria Speciale, thuhet se i dyshuari edhe vet kishte përshkruar në detaje veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me një zyrtar të BIA-s serbe

I vënë përballë provave konkrete, Fehim Sali, nuk rezistoi shumë.

Serbi me shtetësi të Kosovës, nga komuna e Dragashit që të enjten u arrestua nën dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s Serbe, gjatë intervistimit, sipas Prokurorisë Speciale, kishte dhënë detaje konkrete për veprimtarinë e tij.

Sali, që sot u paraqit në Gjykatën Themelore të Prishtinës për seancën për caktimin e masës së sigurisë, po hetohej që nga qershori i vitit të kaluar, pasi informata për veprimtarinë e dyshimtë të tij, ishin përcjellë nga AKI-ja tek Prokuroria Speciale.

“… duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën “Zheljko”, në atë mënyrë që i njëjti i ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.”-Prokuroria Speciale

Masat e  veçanta, sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga Dukagjini, vetëm se e kishin përforcuar dyshimin por ato, nuk i kishte kundërshtuar as gjatë marrjes në pyetje.

“…dyshimi i bazuar mirë u vërtetua edhe nga deklaratat e vet të pandehurit i cili në detaje përshkruan veprimet e tij inkriminuese duke ofruar mënyrat dhe vendtakimet  e komunikimit dhe ofrimit të informacioneve dhe ndihmën për BIA-n serbe përmes zyrtarit të saj Zhelimir Matoviq, e që pas ndërlidhjes së provave me njëra tjetrën vërtetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet kurse caktimi i masës së paraburgimit është mëse e domosdoshme në këtë fazë të procedurës”-Prokuroria Speciale

Sali mes tjerash kishte shërbyer si anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentes së Kosovës, deri në shkarkimin e tij në maj të vitit 2024, e ky funksion i tij është përmendur edhe në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Kjo me faktin se një pozitë e tillë, do të mund t’i kishte ofruar atij mundësinë të ketë qasje në informacione të ndjeshme dhe kontakte me persona të ndryshëm me rëndësi  për funksionimin e institucioneve shtetërore.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, foli edhe për bastisjen e kryer në pronën e të dyshuarit, pas arrestimit dhe provat e zbuluar aty.

“Me rastin e paraqitjes së kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s”, ka thënë Bekim Kodraliu – Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Arrestimi i Sali nën dyshimet për spiunazh, vjen në vazhdën e arrestimeve dhe dënimeve pikërisht për këtë vepër, të në numri të konsiderueshëm personash, që kanë mbajtur pozita në institucione të ndryshme, duke nisur nga Policia e Kosovës e organizata ndërkombëtare si OSBE, e që të përbashkët kanë pasur raportimin në BIA-n serbe.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika