I dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Lipjan lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua dyshohet të jetë sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore

Foto ilustrim: Komuna e Lipjanit

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i gjinisë mashkullore në komunën e Lipjanit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se personi i dyshuar nuk është arrestuar, derisa është thënë  se pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti në fjalë dyshohet të ketë ndodhur në muajin nëntor.

“Më 09.02.2023, viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajve është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika