I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se të dielën ka shtënë me armë zjarri në Pejë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas Nikçit, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

“Personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosovës dhe intervistimit është ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit të shtetit”, deklaroi Nikçi.

Rasti është nën hetim nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika