Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur më 22 prill 2025 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, kur policia ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 22.04.2025, rreth orës 12:20, është njoftuar se nё rrugën “Vllёzёrit Gёrvalla” nё Pejё, ka tё shtёna me armё zjarri.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, ne vendin e ngjarjёs nuk ёshtё hasur i dyshuari, Policia kanё kërkuar dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit janё kryer kontroll/bastisje ne shtëpinë e personit tё dyshuar.

Viktima e rastit ёshtё intervistuar nga hetuesit i cili ka deklaruar se i dyshuari ka shtёnё ne drejtim tё tij me armё zjarri, mirpo viktima nuk ka pёsuar ndonjё lëndim.

Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 13.05.2025, ёshtё arritur tё arrestohet i dyshuari i kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) armё pistoletё Blowfog kal: 9mm, njё (1) karikator dhe dy (2) fishekё 9mm. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftim.