Një incident ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku një person ka rënë nga një ndërtesë gjatë përpjekjes për t’iu shmangur arrestimit nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte një urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.

Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.