Të premten, në komunën e Ferizajt është vrarë një grua 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti i saj në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale.

Po ashtu, 36-vjecari Valon Aliu e plagosi edhe vëllain e ish-bashkëshortes. Ai gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Aliu nga Ferizaj, po ashtu, i kishte edhe disa dosje që tregojnë për të kaluarën e tij kriminale.

Ato janë:

PM.nr.16/2007 – i akuzuar për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor sipas nenit 153 paragrafi 2 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masë edukative-mbikqyrje e shtuar nga ana e prindit, i cili aktvendim është bërë i plotëfuqishëm më datë 12.04.2008.

P.nr.1854/2012 – i akuzuar për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor sipas nenit 154 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar denim me gjobë në shumë prej njëmijë e treqind e pesëdhjetë (1.350) euro, i cili aktgjykim është bërë i plotëfuqishëm më datë 05.03.2015, të cilin e ka paguar sipas EDGJ 215/15.

P.nr.872/2016 – i akuzuar për shkak të veprës penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale sipas nenit 345 paragrafi 2 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar denim me burg prej 2 muajve i cili denim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër ose të ngjashme penale, i cili aktgjykim është bërë i plotëfuqishëm më datë 13.02.2019.

2021:200952 – i akuzuar për shkak të veprës penale nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë nga neni 233 të KPRK-së, për të cilën konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.1 të KPPRK-së është refuzuar aktakuza.

2022:018008 – i akuzuar për shkak të veprës penale kanosja sipas nenit 181 paragrafi 2 KPRK-së për të cilën i është shqiptuar dënim me burg prej 6 muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në afat prej 2 viteve nuk kryen vepër tjetër ose të ngjashme penale, i cili aktgjykim është bërë i plotëfuqishëm më datë 14.11.2022.

Si dhe rasti aktual 2024:110513 i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë sipas nenit 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 dhe 1.5 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas nenit 366 paragrafi 1 të KPRK-së, për të cilën sipas vendimit të gjyqtarit të procedures paraprake i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj